Droga e sekuestruar nga karabinierët italianë

Bota

Itali/ Po trafikonte 34,5 kg kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! Droga iu gjet në makinë dhe banesë

8 Janar, 22:16| Përditesimi: 8 Janar, 22:25

  • Share

Novara- Policia italiane ka goditur një rast të trafikut të drogës, duke sekuestruar 34,5 kilogramë kokainë të pastër dhe arrestuar korrierin e dyshuar, një 28-vjeçar shqiptar.

Aksioni u krye në Novara, pas sinjalizimeve dhe të dhënave në rrugë operative. Një mjet që lëvizte në zonën e Busto Arsizio u lokalizua dhe u urdhërua kontrolli i tij i menjëhershëm.

Pas kontrollit u zbuluan 10 pako të fshehura në mjet. Kontrolli vijoi më tej në shtëpinë e shqiptarit, ku u zbuluan edhe 20 pako të tjera droge, me peshë totale 34,5 kg. Vlera e drogës nëse hidhej në treg kapte një çmim fitimi prej të paktën 3 mln euro. Gjithashtu shqiptarit iu sekuestruan edhe 5 mijë euro cash. 

Të dhënat e mbledhura në terren me informacione konfidenciale çuan në gjurmimin e të riut dhe kapjen e tij, duke zbuluar se edhe shtëpinë në Novara e kishte kthyer në magazinë për lëndë narkotike, informon media e vendit fqinj. Operacioni u zhvillua më 12 Dhjetor 2024, por u mbajt për gati një muaj i fshehtë dhe u njoftua nga policia vetëm sot (8 janar), për shkak të sekretit hetimor.

Gjithashtu në banesë u gjetën telefona celularë, një peshore precize dhe material për paketimin e lëndës narkotike. Pas arrestimit, 28-vjeçari u dërgua në burg. Dyshohet se ai mund të jetë një furnitor i rëndësishëm i organizatës kriminale për zonën ku dhe u kap.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?