Bota

Itali/ Po trafikonte 8,4 kg kokainë, arrestohet korrieri shqiptar në Parma! I sekuestrohen dhe 40 mijë euro cash, u shfaq nervoz! I gjenden makinetë numërimi parash dhe fletore shënimesh (VIDEO+FOTO)

9 Prill, 16:22| Përditesimi: 9 Prill, 16:39

  • Share

Itali- Guardia di Finanza e Parmës sekuestron 8,4 kg kokainë të pastër dhe godet një rrjet të trafikimit në Itali.

Në pranga ra shoferi korrier i ngarkesës, i cili e kishte fshehur mallin në makinë, teksa iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm, pranë kryqëzimit të autostradës së Parmës.

Aksioni është kryer javën e kaluar, por u publikua vetëm së fundmi në media. Për transportuesin kishte dyshime se ishte i përfshirë në aktivitet kriminal dhe u vu në ndjekje të agjentëve.

Shoferi gjatë kontrollit u shfaq nervoz, kurse droga u gjet e fshehur në pjesën e pasme të sediles. Aty ishte vendosur një modifikim i posaçëm për futjen e drogës dhe ishte një ‘fund fals’ i ndërtuar pikërisht për këtë qëllim. Por agjentët arritën ta pikasnin dhe poshtë mbulesës së tapicerisë u gjetën 7 pako të mbështjella me natriban dhe të shenjuara.

Pesha totale ekokainës shkon në 8.4 kg. Gjithashtu u sekuestruan edhe mbi 40 mijë euro cash.

“Aktivitetet e kërkimit, të shtrira edhe në vendbanimin e subjektit, në provincën e Parmës, lejuan gjithashtu zbulimin dhe sekuestrimin e një makinerie numërimi kartëmonedhash, smartphone dhe fletore. Nëse do hidhej në treg, droga sillte një përfitim prej 750,000 euro”, informuan autoritetet për mediat italiane.

Korrieri, me kombësi shqiptare, u arrestua dhe u dërgua në burgun e Parmës, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor vendas, i cili në datën 7 prill konfirmoi për herë të fundit arrestimin dhe urdhëroi mbajtjen e tij në burg.

Guardia di Finanza po vijon hetimet për zbërthimin e të gjithë organizatës kriminale që vepron në vend.

Droga e sekuestruar, valuta cash dhe pajisja e numërimit të eurove

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?