Kokaina e sekuestruar nga policia

Bota

Itali/ Po trafikonte mbi 3 kg kokainë me ‘Mercedes Class’ në autostradë, arrestohet korrieri shqiptar! Vlera e drogës së 26-vjeçarit 300 mijë euro

23 Janar, 16:07| Përditesimi: 23 Janar, 16:10

  • Share

Bolonja- Një 26-vjeçar shqiptar me banim në zonën e Milanos, u arrestua pasi iu gjetën katër blloqe kokainë, me peshë totale 3.44 kg. Lënda narkotike kapte vlerën e 300 mijë eurove në tregun e shitjes me pakicë.

Droga ishte fshehur brenda një ndarjeje të krijuar posaçërisht nën sediljen e pasagjerit. I riu ndodhet tani në burgun e Bolonjës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë aktivitetit të vazhdueshëm të kontrollit dhe mbikëqyrjes rrugore të kryer nga Nënseksioni i Policisë Rrugore të Bolonjës, përgjatë rrugëve A1 dhe A14.

Patrulla hasi një “Mercedes Class A”, i drejtuar nga një i ri. Në kontrollet e para shoferi u shfaq nervoz dhe i paduruar. Për këtë arsye ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Rrugore për kontrolle të mëtejshme dhe më të thelluara.

Dhe poshtë sediljes u gjetën 4 pakot me lëndë narkotike të llojit kokainë, e cila sipas policisë do të ishte e destinuar për trafikim tek të tretët, informon media.

Procedimi është në fazën e hetimeve paraprake, pasi po hetohet për të zbuluar rrjetin e organizuar të këtij trafiku që dyshohet se qëndron pas korrierit shqiptar.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?