Itali- Policia lokale (bashkiake) e Folignos në Itali ka çmontuar një grup të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet, pas kontrolleve ku morën pjesë disa patrulla.
Dy shqiptarë janë arrestuar pas aksionit, ku njëri ishte ehde me precedentë penalë, ndërsa iu gjetën gjithsej njëzet doza kokaine. Autoritetet thanë se dozat e drogës shiteshin me 70 euro secila.
"Ne identifikuam një djalë me sjellje të dyshimtë, e ndoqëm kur ai i dorëzoi diçka një përdoruesi", raportoi komandantja e policisë lokale, Simonetta Daidone.
Pas kontrolleve të kryera në selinë e policisë lokale, doli se përdoruesi po bisedonte me një person tjetër. Kështu, në fund të hetimeve, u gjurmua një tregtar i dytë. Të dy janë rreth njëzet vjeç. Arrestimet u vërtetuan nga gjyqtari i Gjykatës së Spoletos edhe pse të dy u liruan më vonë. Ata nuk janë banorë të zonës, por kishin frekuentuar Folignon për disa muaj, informon media italiane.
Kryetari i bashkisë së Folignos, Stefano Zuccarini, pasi shprehu “kënaqësi të madhe” për operacionin, kujtoi se aktiviteti institucional i policisë lokale është zgjeruar, jo vetëm në menaxhim territori, por edhe në arrestime.
Komente
