Itali - Guarda di Finanza ka sekuestruar 139 mijë euro në portin e Brindisit në Itali, të cilat po transportoheshin në mënyrë ilegale drejt Shqipërisë.
Paratë u gjetën gjatë një kontrolli në port, ku qeni i policisë italiane nuhati paratë duke zbuluar vendin ku shoferi i kishte fshehur ato.
Sasia e parave ishte e ndarë në tufa prej 10 mijë eurosh.
Ato ishin mbuluar me celafon dhe ishin fshehur në motorin e një autobusi që po imbarkohej në tragetin e linjës i cili ishte destinuar të shkonte në Shqipëri.
Shoferi i autobusit nuk ka dhëmë sqarime mbi origjinën e parave para autoriteteve italiane.
Dhe leku permbyt euron e dollarin sikur jemi superfuqi ekonomike e industriale,kurse Banka e Shqiperise e shteti bejne sehir! Gjithemone e me shume po duket si /parajsa piramidale/ perpara 97'!!
Përgjigju