Foto nga momenti kur policia sekuestron 39 tonë ëmbëlsira para Krishtlindjeve

Itali, policia sekuestron 39 tonë ëmbëlsira para Krishtlindjeve

22 Dhjetor 2023, 16:31| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 22:28

  • Share

Në Itali 39 tonë ëmbëlsira tradicionale të Krishtlindjeve dhe lëndë të parë që përdoren në përgatitjen e tyre, janë konfiskuar, tre ditë para Krishtlindjeve pasi nuk ishin ruajtur në kushtet e përcaktuara higjienike ose nuk posedonin çertifikatat e nevojshme të origjinës së përbërësve.

Hetimet e karabinierëve çuan në zbulimin e ëmbëlsirave që ruheshin në gjendje të keqe konservimi ose në ambiente jashtë kushteve të duhura strukturore-higjienike.

Kontrollet janë kryer në rreth 1000 kompani me parregullsi dhe janë vendosur gjoba që në total shkojnë deri në 423 mijë euro, raportojnë mediat italiane.

Në Bolonja u sekuestruan 24 tonë fruta të thata të kontaminuara nga mykotoksina, substanca me origjinë mykotike të rrezikshme për shëndetin.

Për më tepër, mbi 500 ëmbëlsira panetone, pandoro dhe ëmbëlsira të tjera tipike për Krishtlindje, u hoqën nga tregu.

Menaxheri i një pasticerie në provincën e Romës është liruar me kusht pasi kishte nxjerrë në shitje produkte ëmbëlsirash të Krishtlindjeve të prodhimit industrial të etiketuara dhe të deklaruara artizanale si produkte gastronomike artizanale, duke fituar shuma të larta të paligjshme dhe duke mashtruar blerësit. Po ashtu janë sekuestruar edhe 6 kilogramë ëmbëlsira semifredo.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?