Bota

Protesta pro Palestinës në Evropë! Në Itali demonstrata në 100 qytete, mbi 1 milion njerëz në sheshe

3 Tetor, 07:22| Përditesimi: 3 Tetor, 17:05

  • Share

Mbështetës të Palestinës në Europë dolën masivisht në protesta. Protestuesit dënuan Izraelin pasi ushtarë të armatosur hipën dhe ndaluan rreth 40 anije që po përpiqeshin të çanin bllokadën detare për të dorëzuar ndihma në enklavën palestineze, duke arrestuar më shumë se 400 aktivistë të huaj, përfshirë edhe aktivisten suedeze për klimën, Greta Thunberg.

Në Barcelonë, protestuesit thyen dhe spërkatën me slogane anti-izraelite dritaret e dyqaneve dhe restoranteve.

Në Itali, studentët masivisht pushtuan godinat e universiteteve në Milano dhe Romë, si dhe bllokuan hyrjen në universitetin e Bolonjës duke përdorur goma makinash. Në Torino, qindra persona bllokuan trafikun në unazën e qytetit. 

 Autostrada A14 është e mbyllur në Bolonjë, midis Borgo Panigale dhe San Lazzaro, pasi protestuesit pushtuan unazën ngjitur. Autostrada ishte mbyllur si masë paraprake dhe disa protestues e pushtuan atë.

Mjekë, infermierë, farmacistë dhe profesionistë të tjerë njoftuan se do të merrnin pjesë në një “flash mob” në Romë, duke ndezur pishtarë dhe drita të celularëve dhe duke lexuar emrat e 1,677 punonjësve të shëndetësisë në Gaza, sipas organizatorëve.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, kritikoi kaosin e shkaktuar nga disa protestues duke thënë snë një reagim në X se bllokimi dhe protestat nuk I lehësojnë palestinezët. Sipas mediave italiane në protestat që po zhvillohen aktualisht në Itali po marrin pjesë të paktën 1 milionë persona.

Protesta u zhvilluan në mbarë Europën, me mijëra protestues që dolën në rrugë në Dublin, Paris, Berlin dhe Gjenevë për të dënuar ndërhyrjen izraelite ndaj flotës humanitare. Protesta u mbajtën gjithashtu në Buenos Aires, Mexico City dhe Karachi.

Në Stamboll, një turmë u mblodh jashtë ambasadës izraelite duke mbajtur pankarta me slogane si: “Izraeli po masakron njerëzimin, jo Gazën”.

 

/lajm ne perditesim...

Ora 16:56
Greva për Gazën në Itali/ Përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në Bolonja (VIDEO)

 

Për shkak të përleshjeve të dhunshme në aksin tangenciale-autostradë të Bolonjës, nyja e autostradave është paralizuar.

Rreth orës 15:30, kompania Autostrade njofton se tangencialja është e mbyllur nga dalje-hyrja 4bis Aeroporto Marconi deri te dalje-hyrja 7bis SS64 Ferrara në drejtim lindor, dhe nga dalje-hyrja 8 Fiera deri te dalje-hyrja 7 Bologna centro në drejtim perëndimor. Bashkimi i Casalecchio është plotësisht i mbyllur. Sa i përket autostradës A14, ajo është e mbyllur nga Borgo Panigale deri te San Lazzaro në të dy drejtimet.

Autostrada A13 Bologna-Padova është e mbyllur midis Bologna Interporto dhe kryqëzimit me A14 Bologna-Taranto, drejt Bolonjës. Më në fund, A1 Milano-Napoli është e mbyllur nga Sasso Marconi Nord në dalje nga Bolonja.

Ora 16:33
Greva për Gazën në Itali, marshime në rajonin Marche

1759502322_1627179459d350224679544e1b7d9a2e54fcb361f.webp

Pjesëmarrja në grevë ka qenë shumë e lartë, mbi mesataren, në shkolla dhe universitete, me të gjithë godina shkollore që kanë mbetur të mbyllura. Pjesëmarrje e mirë është regjistruar edhe në sektorin e Shëndetësisë dhe, sa i përket sektorit privat, në disa fusha të industrisë, veçanërisht në atë mekanike dhe ushqimore. Ky është, sipas burimeve sindikale, panorami i përgjithshëm i situatës në rajonin Marche, me rastin e grevës së përgjithshme të thirrur nga Cgil dhe Usb për Gazën dhe në mbështetje të Flotilës.

Mijëra persona, mes tyre shumë mësues dhe studentë, kanë marrë pjesë në marshimet e zhvilluara në disa qytete të Marche-s, përfshirë Pesaro, Ascoli Piceno, Macerata, Urbino, Jesi, Fermo dhe San Benedetto del Tronto. Mbrëmë, qindra punonjës shëndetësorë morën pjesë në nismën “Drita për Palestinën”, me protesta dhe qëndrime përpara spitaleve: sit-in në Ankona, në Torrette dhe Salesi, si edhe në Pesaro e Ascoli Piceno.

Greva sot në Marche ka pasur disa kufizime në sektorin publik (zjarrfikësit, institucionet vendore etj.) për shkak të një dispozite të lidhur me zgjedhjet rajonale, që parashikon detyrim shërbimi deri pesë ditë pas votimit, si dhe për kompaninë e transportit ndërkomunal të Ankonës, Conerobus, punëtorët e së cilës kishin hyrë në grevë më pak se dhjetë ditë më parë.

Në Ankona, ku dje u pushtua një sallë e Fakultetit të Ekonomisë, sot pasdite po zhvillohen dy iniciativa paralele: e para, e organizuar nga Qendrat Sociale Marche në hyrjen e portit (banchina da Chio), me temën “Ata bllokuan Flotilën #Bllokojmë gjithçka”; ndërsa e dyta, nga Koordinimi Marche për Palestinën, me një marshim që do të nisë nga zona Archi drejt qendrës së qytetit.

Ora 16:31
Greva për Gazën në Itali/ Protestues në pistën e aeroportit të Pizës, ndalohen fluturimet

1759501996_1542314853e4eaf63bb64456984ccbba4a303ba5e.webp

Protestuesit që marrin pjesë në marshimin e Pizës, me rastin e grevës së përgjithshme të thirrur nga sindikatat Usb, Cub, Cobas dhe Cgil, kanë arritur deri në aeroportin “Galileo Galilei” dhe, pasi kanë thyer bllokadën e forcave të rendit, kanë hyrë në pistë dhe në hapësirat ku ndodhen avionët. Aktualisht, operacionet e aeroportit janë pezulluar. Protestuesit janë ulur në tokë dhe kanë filluar të valëvitin flamuj në mbështetje të Palestinës.

 

Ora 16:28
Greva për Gazën në Itali, ‘pushtohet’ nga protestuesit stacioni Principe në Gjenova

1759501843_153924679c51d38f8b79f40e9a88a84ffa1e94062.ëebp

Gjatë grevës për Gazën, në Gjenova të Italisë është pushtuar stacioni “Principe” dhe është bllokuar qarkullimi i trenave.

Ora 16:27
Greva për Gazën në Itali/ Policia shpërndan protestuesit në Milano me ujë me presion

1759501655_153431934eac6dc5e3714499a8fcccbe18054d58d.webp

Forcat e rendit po përdorin ujë me presion për të shpërndarë protestuesit, të cilët kishin hedhur kapsolla, shishe dhe gurë ndaj tyre, në një pjesë të tangenciales ku po kalonte një pjesë e marshimit në mbështetje të Palestinës.

Ora 16:26
Kryeministrja Meloni kritikon protestat për Gazën: Justifikim për të bojkotuar punën

1759501694_kryeministrjameloni.jpg

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar protestën dhe thotë se është justifikim për të zgjatur fundjavë. Sipas Melonit, njerëzit që bojkotuan punën për të protestuar për Gazën, ishin thjesht duke kërkuar një justifikim për të pasur një fundjavë më të gjatë.

Protestat janë për t’u solidariuzar me flotijën e ndihmave humanitare që mbërritën në Gazapor që u bllokuan nga Izraeli. Këto protesta janë përhapur në gjithë Evropën dhe pjesë të tjera të botës, por veçanërisht në Itali.

"Nëse sot ata që janë në grevë në mënyrë të paligjshme shkaktojnë dëme në vlerë miliarda euro për ekonominë italiane, atëherë sanksionet duhet të jenë të përshtatshme me dëmin e shkaktuar," tha ministri i Transportit, Matteo Salvini.

Mattia Diletti, sociolog në Universitetin "Sapienza" të Romës, tha se çështja palestineze ka rezonuar gjithmonë në Itali, si tek traditat politike katolike të qendrës ashtu edhe tek ato të majta. "Italia ka qenë gjithmonë një vend shumë politik, e karakterizuar nga ky element (pro-palestinez)," tha ai.

Në lidhje me grevën, Autoriteti Kombëtar i Grevave theksoi të enjten se sindikatat kishin shkelur rregullat duke mos dhënë mjaftueshëm kohë për paralajmërim.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?