Spitali Mazzini në Teramo

Bota

Itali/ Punëtori shqiptar plagoset me thikë, arrestohet 35-vjeçari italian

20 Qershor 2024, 19:01| Përditesimi: 20 Qershor 2024, 19:04

  • Share

ITALI – Një punëtor shqiptar është plagosur me thikë ditën e djeshme (19 qershor 2024) nga një italian, via Mulino di Giulianova.

Sipas medias italiane RaiNews, italiani 35-vjeçar ka plagosur me thikë në krah shqiptarin pas një konflikti, për arsye ende të paditura.

Autori është arrestuar nga karabinierët dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. 35-vjeçari ndodhet në burgun e Peskarës.

Ndërsa shqiptari – me precedent penal – ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Mazzini në Teramo.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?