Itali

Itali/ Punonjësit e transportit publik futen në grevë! Vetëm 30% e personelit në punë për evitimin e kolapsit total

8 Nëntor, 14:40| Përditesimi: 8 Nëntor, 14:44

  • Share

Itali-Transporti publik lokal në Itali është futur në një grevë 24-orëshe që filloi në orën 5:30 të së premtes në të gjithë Italinë, duke përfshirë shërbimet e autobusëve, tramvajit dhe metrosë. Në orët e pikut do të punojnë 30 përqind e personelit për të evituar kolapsin total të transportit.

Në grevë janë përfshirë personeli i transportit të autobusëve brenda qyteteve, metrotë dhe tramvajet. Edhe personeli hekurudhor i Ferrovie del Sud ka njoftuar se do të jetë në grevë. Ajo u thirr nga shoqatat dhe sindikatat pas dështimit  të rinovimit të kontratës kolektive të punës në këtë sektor, mungesën e burimeve të dedikuara për të dhe për të bërë thirrje për shëndet dhe siguri më të mirë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?