Foto ilustruese

Kronikë

Itali/ Qëllohet me plumb në bark, 23-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë për jetën, mister motivet

25 Dhjetor 2018, 18:41| Përditesimi: 25 Dhjetor 2018, 18:51

  • Share

ITALI-Një 23-vjeçar është plagosur natën e kaluar me një plumb në bark në Frignano. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por mediat italiane shkruajnë se i riu është futur menjëherë në sallën e operacionit të spitalit të San Giuseppe Moscati d’Aversa, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale delikate. Sikurse raportojnë të njëjtat media, gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.

Episodi ende nuk është i qartë për policinë, për të vlerësuar nëse është qëlluar me thikë gjatë një tentative për grabitje apo gjatë një konflikti të agravuar.

Sakaq, policia në Komisariatin e Aversa-s po heton për zbardhjen e krimit duke mbledhur edhe dëshmitë e personave që mund të kenë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.

Komento

Komente

  • Toni: 26/12/2018 03:01

    Po thika çfarë hyn këtu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: