Itali/ Qëlloi me thikë bashkëatdhetarin pas një debati, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

2 Gusht, 21:41| Përditesimi: 2 Gusht, 22:06

  • Share

Një 44- vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi dyshohet se qëlloi me thikë bashkëatdhetarin e tij pas një debati mes tyre.

44- vjeçari i arrestuar goditi me thikë në bark bashkatdhetarin në një lokal në Fossano, në Itali pas një debati dhe më pas është larguar me veturën e tij.

Sipas mediave italiane, karabinierët e NOR - Radiomobile Aliquota dhe Kompanisë Karabiniere të Fossanos, të ndihmuar nga kolegë të stacionit Centallo, arrestuan në flagrancë një 44-vjeçar shqiptar, për tentativë vrasje.

Pas arrestimit shqiptarit i janë gjetur në tapetin e pasagjerit, një thikë të madhe kuzhine ende e njollosur me gjak, si dhe dy thika të tjera kuzhine të madhësive të ndryshme, të fshehura përkatësisht pas sediljes së djathtë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?