Bota

Itali, radar për monitorimin e akullnajës 'Planpincieux' në masivin Mont Blanc, pranë Valle d'Aosta

26 Shtator 2019, 14:24| Përditesimi: 26 Shtator 2019, 14:28

  • Share

Teknikët e rajonit Valle d'Aosta do të përdorin radar për të monitoruar lëvizjet e akullnajës Planpincieux, në masivin Mont Blanc.

Me këtë teknologji, të montuar në një helikopter, ekspertët do të jenë në gjendje të monitorojnë deri dhe lëvizjet milimetrike të sipërfaqes së akullnajës, e cila po rrëshqet në rrjedhën e poshtme me një shpejtësi prej 50 centimetra në ditë.

Për disa orë, lëvizja e akullnajës, në pjesën e Luginës së Aosta, ka qenë shqetësuese.

Një bllok prej 250 mijë metër kub ujë dhe akull papritmas mund të shkëputet nga trupi mëmë, gjë e cila nuk përjashtin edhe rrëshqitjen e tokës.

Blloku i akullit, nëse shkëputet, mund të mbulojë luginën brenda 80 sekondave.

Një rënie e temperatures dhe reshjet e para të borës, do të ndryshonin situatën.

Sipas studiuesve, nuk ka asnjë dyshim se përgjegjësia është e ngrohjes globale.

Zona e rrezikuar është praktikisht e pabanuar, por si masë paraprake, kryebashkiaku ka mbyllur një pjesë të rrugës hyrëse në Val Ferret.

Akullnaja Planpincieux, e monitoruar që nga viti 2013, konsiderohet si një sensor i ndryshimit të klimës. Ajo ndodhet në një lartësi relativisht të ulët dhe është mjaftë e ndikuar nga ndryshimet e temperaturave.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?