Referendumi në Itali

Bota

Itali/ Dështon referendumi për shetësinë, pjesëmarrje e ulët në votim! Nismëtarët pranojnë humbjen

9 Qershor, 15:08| Përditesimi: 9 Qershor, 17:57

  • Share

Në Itali u zhvillua dita e dytë e referendumit  që synonte lehtësimin e ligjeve për shtetësinë dhe përmirësimin e mbrojtjes në vendin e punës, i cili ka dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve, treguan të dhënat paraprake. Rezultati përbën një humbje të qartë për opozitën e qendrës së majtë dhe një fitore për kryeministren Giorgia Meloni dhe koalicionin e saj të djathtë në pushtet, të cilët publikisht kishin bërë thirrje për bojkotimin e votimit. Maurizio Landini, kreu i sindikatës CGIL, e cila qëndronte pas nismës, pranoi humbjen.

Në fletën e votimit shtetasit italianë me të drejtë vote kanë pasur mundësinë të votojnë për 5 pyetje, 4 për punësimin dhe një për shtetësinë.

Megjithatë pjesëmarrja e ulët ka bërë të dështojë të gjithë procesin. Në referendum është i nevojshëm një kuorum pjesëmarrje prej 50% plus 1 votë, ndërsa të drejtë vote kishin mbi 51 milionë italianë. Sipas të dhënave të fundit, të raportuara nga agjencia e lajmeve ANSA, pjesëmarrja e fundit e regjistruar, ka qenë rreth 23 përqind.

Referendumi lidhet me çështje që mund të lehtësojnë marrjen e shtetësisë për fëmijët e lindur në Itali, nga prindër të huaj. Gjithashtu, aty kërkohej përgjysmimi i kohës së të drejtës nga 10 në 5 vjet, për të marrë nënshtetësinë italiane nga të gjithë fëmijët me prindër nga vendet jo anëtare të BE-së, një çështje që prek në masë komunitetin shqiptar në Itali.

Çështja në fjalë ndërkohë, prek të paktën 2.3 milionë njerëz në Itali. Për çështjet e punësimit, referendumi parashikon të shfuqizojë dispozitat e ligjit që ndalon rikthimin në punë të një punonjësi të shkarkuar në mënyrë të paligjshme.

Propozimet janë bërë nga sindikatat kryesore e Italisë dhe partitë opozitare të krahut të majtë.

A.Q/H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?