Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 23 viktima nga koronavirusi për një total prej 34 657 që nga fillimi I emergjencës shëndetësore.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 533 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 183 426
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 218 raste të reja pozitiv për një total prej 238 720
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 3 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 573 që nga fillimi i pandemisë.
Gjithashtu pati edhe 143 raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej 93 111 që nga fillimi i pandemisë
Në Itali gjithashtu sot janë regjistruar edhe 2 viktima në rradhët e mjekëve.
Federata Kombëtare e Urdhrave Mjekësor raportoi se numri i përgjithshëm i personelit mjekësor që kanë humbur jetën prej koronavirusit është rritur në 169.
Lajmi kryesor: