Foto ilustruese

Bota

Itali/ Rrëmbeu, përdhunoi dhe plagosi partneren, arrestohet 40-vjeçari shqiptar! I zhvati 20 mijë euro dhe i bënte video seksuale që ia shiste të tjerëve

2 Shkurt, 15:55| Përditesimi: 2 Shkurt, 15:58

  • Share

Rimini- Një shqiptar 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Riminit, pasi akuzohet për dhunë seksuale, plagosje, rrëmbim, zhvatje, përndjekje dhe shpërndarje të videove seksuale të partneres së tij pasi e filmonte për persona të tjerë.

Gruaja e dëmtuar ishte paraqitur në komisariat ditët e fundit, duke shfaqur mavijosje të dukshme në fytyrë, si dhe një frakturë të gojës, me dhëmb të thyer, duke raportuar para hetuesve se ishte sulmuar nga partneri i saj. 

Gruaja, në fakt, edhe pse synonte të largohej nga partneri për shkak të dhunës së mëparshme që kishte pësuar, e acaruar nga konsumimi i tepërt i lëndëve narkotike nga i dyshuari, pas disa ditësh diskutime kishte pranuar ta takonte në një hotel, ku ai ndodhej. Por aty nisi tortura e vërtetë.

Për disa orë ai e mbylli duke e penguar të largohej apo të kërkonte ndihmë dhe e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj, informon media italiane. 

Gjatë hetimeve rezultoi se viktima ishte e nënshtruar totalisht prej disa kohësh nga partneri i saj nën dhunë dhe se i ishin zhvatur 20 mijë euro. Gjithashtu rezultoi se ishte detyruar që të bënte video seksuale, që u shiteshin personave të tretë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?