Bota

Itali, “Buzzfeed” si "Mother Jones". Publikohet përgjimi audio. Rusët para për financimin e partisë së Matteo Salvinit

10 Korrik 2019, 16:21| Përditesimi: 11 Korrik 2019, 16:18

  • Share

Në Itali, faqja “Buzzfeed” ka publikuar dje regjistrimin e një takimi në Hotel Metropole, për të cilin “Espresso” kishte shkruar shkurtin e kaluar, midis njerëzve të afërt me Ministrin e Brendshëm italian Salvini dhe përfaqësuesve të Kremlinit.

Në takim, Matteo Salvini quhet "Trumpi Italian" dhe flitet për një shitje të mundshme të naftës ruse te Eni, akronim i Enti Kombëtar i Hidrokarbureve.

Në 18 tetortë vitit të kaluar, në Hotelin luksoz “Metropol” në Moskë, pati një takim midis përfaqësuesve të Lega-s dhe disa përfaqësuesve të Kremlinit, për të gjetur mënyra për të marrë dhjetëra milionë dollarë për partinë e Ministrit të Brendshëm dhe zëvendëskryeministrit italian Matteo Salvini.

“BuzzFeed” ka lëshuar regjistrimin e atij takimi të fshehtë.

Lega ka mohuar gjithmonë se ka marrë fonde nga jashtë, por zëri i regjistruar mund të jetë dëshmi e parë e financimit ilegal të Moskës për një parti nacionaliste evropiane.

Në atë takim, në të cilin Salvini është quajtur vazhdimisht "Trump Italian", Ministri i Brendshëm nuk ishte i pranishëm, por një ditë më parë ai kishte thënë se sanksionet kundër Moskës janë "çmenduri sociale, ekonomike dhe kulturore".

“BuzzFeed” nuk ka qenë në gjendje të identifikojë rusët e pranishëm, por pretendon se ata janë anëtarë të lartë të Kremlinit.

Takimi zgjati rreth dy orë dhe u fol për përfshirjen e një gjiganti rus të energjisë për të shitur 3 milion ton naftë te Eni për një vlerë prej 1.5 miliard dollarë. Nga ky transaksion, sipas “BuzzFeed”, 65 milionë dollarë do të përfundonin në arkën e Lega-s.

Reagimi i Salvinit ka qenë i menjëhershëm.

“Kurrë nuk kam marrë një rublë, një euro, një dollar ose një litër vodkë nga Rusia", tha Matteo Salvini në një shënim pas publikimit te audios.

Sapo lajmi u botua, Matteo Renzi shkroi: "Ose ky është një lajm i rremë, ose një skup. Financimi rus si vaj për të lubrifikuar Legën do të ishte çmenduri”.

Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 11/07/2019 10:39

    A nuk ngjan ky Salvini si Lulzim Basha yne ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?