Pas sulmit ushatak në Siri ku SHBA, Anglia dhe Franca goditën tre objektiva të cilat përdoreshin për prodhimin dhe magazinimin e armëve kimike, kanë reaguar edhe liderët e vendeve të ciëët nuk morën pjesë në këtë sulm.
Kancelarja Gjermane, Angela Merkel nëpërmjet një Konference për mediat ka shprehur mbështetjen e saj ndaj sulmit të fuqive perëndimore.
“Ne mbështesim që aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë marrë përgjegjësinë në këtë mënyrë. Operacioni ushtarak ishte i nevojshëm dhe i përshtatshëm për të ruajtur efektivitetin e ndalimit ndërkombëtar për përdorimin e armëve kimike dhe për të paralajmëruar regjimin sirian për shkelje të mëtejshme”, është shprehur Merkel.
Ndërkohë reagime ka patur edhe në Italinë fqinje, e cila nuk mori pjesë ushtarakisht në këtë sulm. Mateo Salvini ka shkruar në Twitter se “Ata janë ende në kërkim të 'armëve kimike' të Sadamit, ne po paguajmë për luftën e çmendur në Libi dhe dikush me këmbëngulje të lehtë këmbëngul me "raketa të mençura", duke ndihmuar tjetrin pothuajse të mposhti terroristët islamikë”.
Por Berlusconi është distancuar nga reagimi i liderit të Legës, duke thënë se në situata të tilla është më mirë mos të mendosh dhe mos të thuash asgjë.