Maskat e sekuestruara

Kronikë

Sekuestrohen 10 mijë maska në portin e Ankonës, policia italiane: Dyshohet se vinin nga Shqipëria

11 Gusht 2020, 12:23| Përditesimi: 11 Gusht 2020, 12:27

  • Share

Dhjetë mijë maska që dyshohet të jenë  prodhuar në vendin tonë​​ janë sekuestruara në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza.

Sipas mediave italiane, maskat prej filtri pëlhure janë sekuestruar pasi nuk kishin etiketën e origjinës, ndërsa vinin nga Shqipëria. Me një vlerë rreth 10 mijë e 250 euro ato do të shiteshin kontabandë duke mashtruar konsumatorët.

 “Për këtë mall nuk u tregua vendi i origjinës dhe kishin një paketim tërësisht në italisht, por dyshohet se vinin nga Shqipëria. Mashtrimi për origjinën e mallit shkaktoi konfiskimin administrativ”, njoftoi policia italiane.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?