Itali/ Sekuestrohen 202 kg kokainë me vlerë mbi 15 mln euro në varrezat e Milanos, 3 shqiptarë të arrestuar! U gjenden dhe 18 mijë euro false (FOTOT)

2 Tetor, 09:19| Përditesimi: 2 Tetor, 15:40

  • Share

Milano- Policia italiane finalizoi dy operacione në zonën e Milanos, duke çuar në sekuestrimin e një ngarkese me të paktën 202 kilogramë kokainë, si dhe në arrestimin e 3 shqiptarëve të dyshuar si posedues apo korrierë të saj.

Nga një vlerësim i parë i përafërt, vlera e lëndës narkotike në treg shkon në mbi 15 milionë euro. Mes sekuestrimeve të kryera janë edhe një shumë valute në 80 mijë euro cash, nga të cilat 18 mijë rezultuan se ishin të falsifikuara.

Ka dyshime se grupi ose paguante blerjen e mallit me para të falsifikuara një pjesë, ose paguhej nga blerësit me prerje të tilla, duke i manipuluar.

Goditjet u bënë në rajonet e Monza dhe Brianza, teksa lënda narkotike u zbulua e sistemuar në 4 makina, që ishin parkuar në zonën e varrezave. Policia e konfirmoi për mediat ditën e djeshme (1 Tetor), por kontrollet nisën prej të premtes.

Mediat e vendit fqinj e cilësuan një sekuestrim rekord për zonën në fjalë, duke sqaruar se aksioni i parë u krye në varrezat komunale të Agratit, ku u gjetën 3 prej makinave të parkuara me 142 kg kokainë brenda, e poseduar nga dy prej shqiptarëve dhe e fundit në një tjetër zonë aty pranë, që mbartte 60 kg kokainë të tjera, që drejtohej nga një shqiptar i tretë.

Të dyshuarit janë të moshave 37-44 vjeç, njëri prej të cilëve kishte marrë me qira një garazh dhe me sa duket një apartament në një ndërtesë në “Via Ghiringhella”, një lagje rezidenciale prapa qendrës së biznesit Colleoni, ku tre patrulla karabinierësh kryen disa kontrolle edhe fundjavën e kaluar.

Ndërkohë, karabinierët e Milanos thanë se pas aksionit të parë kanë vijuar arrestimin e një personi të tretë, gjithashtu shqiptar, në bordin e një makine me targa angleze, së cilës dy të parët i kishin dorëzuar pjesën e ngarkesës me 60 kg kokainë, raportoi media italiane "PrimaMonza".

Si pjesë e të njëjtit operacion, u bënë kontrolle në një numër të madh apartamentesh të marra me qira në komunat Agrate dhe Milano.

Brenda tyre u gjetën dhe sekuestruan mjete dhe pajisje si; makina për numërimin e kartëmonedhave, dy makina paketimi me vakum dhe një çantë që përmbante afërsisht qindra kartëmonedha të falsifikuara, si dhe ekuivalentin e gati 80 mijë euro cash, në para të gatshme dhe prerje të ndryshme, ku rezulton se 18000 euro janë të falsifikuara.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?