Bota

Itali, Sekuestrohen mbi 1 ton kokainë me vlerë 250 milionë euro (VIDEO)

14 Nëntor 2019, 08:47| Përditesimi: 14 Nëntor 2019, 09:13

  • Share

Karabinieria italiane me mbështetjen e Agjencisë Doganore dhe zyrtarëve të Europolit, sekuestruan në portin e 'Gioia Tauro', në Reggio Calabria, 1,176 kilogramë drogë, të fshehura në 144 pako në një 'enë' frigoriferike të përdorur për transportimin e bananeve.

Droga u zbulua falë skanimit me rreze X të realizuar në kontejnerë. Kontajneri, i ardhur nga Amerika e Jugut, kishte destinacion final, sipas dokumenteve të udhëtimit, Gjermaninë.

Ky është një nga konfiskimet më të mëdha të bëra ndonjëherë në territorin kombëtar italian.

Kokaina ishte shumë e pastër, dhe e hedhur në treg do të kishte dhënë vlerën e mbi 250 milion eurove.

Pellgu i Portit të Gioia Tauro është konfirmuar të jetë strategjik në rrugët e drogës: Në 12 muajt e fundit, në portin e Gioia Tauro, Guardia di Finanza dhe Agjensia Doganore, kanë sekuestruar në 12 muajt e fundit mbi 2.5 tonë kokainë.

Porti i Gioia Tauro është një nyje kalimtare tranzitore për trafikun e madh të kokainës.


 

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?