Senati italian

Bota

Itali/ Senati voton dekretin 'Meloni' për emigrantët, Kryeministrja: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë

4 Dhjetor 2024, 15:09| Përditesimi: 4 Dhjetor 2024, 15:41

  • Share

Rome- Senati Italian i dha votebesim dekretit të qeverisë së Giorgia Melonit, I cili tashmë merr fuqi të plotë ligjore. Me 99 vota pro, 65 kundër dhe një abstenim senati i dha ok dekretit të shumëpërfolur, i cili siç thotë la Reppublica kalon me disa ndryshime.

Sipas tij ka pësuar ndryshime lista e vendeve të sigurta nga të cilat Italia nuk do të pranojë emigrantë në qendrat e saj siç janë Bangladeshi, Egjipti dhe Maroku. 

Njëkohësisht trajtimi gjyqësor i çështjeve të kësaj natyre që prekin emigrantët nuk do të trajtohet më nga gjykatat e specializuara në Itali por vetëm nga ato të të apelit.

Më herët kryeminsitrja italianë u shpreh e bindur se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë. Ajo tha se qeveria e saj po punon për të gjetur zgjidhje të tjera që projekti të funksionojë, pavarësisht vendimeve të gjykatave që e kanë cilësuar si paligjshëm transferimin e eimgrantëve në Gjadër.

Ndërkohë po sot pritet një vendim i Gjykatës së Lartë italiane në lidhje me dekretin, konkretisht për nocionin “vend i sigurtë”, detaji më i rëndësishëm i tij. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?