Shembja e tabelës gjigande

Bota

Itali/ Shembet tabela gjigande në kullën Hadid 192 metra të lartë në Milano, zona u evakuua

30 Qershor, 13:40| Përditesimi: 30 Qershor, 14:00

  • Share

Në Milano, në zonën CityLife, një nga dy tabelat gjigante  me fjalën "Generali"  në rrokaqiellin e kompanisë së sigurimeve u shemb.

Tabela ngeci në majë të ndërtesës dhe rreziku i rënies së saj në tokë që mund të kishte pasoja të rënda u shmang. Zona u rrethua menjëherë dhe u izolua nga këmbësorët. 

Tabela, e cila është 15 metra e lartë, zë të gjithë gjerësinë e ndërtesës, një nga simbolet e Citylife, lagjes rezidenciale dhe tregtare të Milanos. Shkaqet e shembjes nuk dihen ende, por dyshohet se temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë kontribuar gjithashtu në përkeqësimin e mbështetëseve të tabelës.

Sheshi poshtë kullës u evakuua,  stacioni i metrosë M5 Tre Torri u mbyll dhe e gjithë zona u rrethua për të parandaluar trafikun. Kulla Hadid është 44 kate e lartë, 192 metra e lartë dhe është vendi i punës i mbi 2000 punonjësve të grupit të sigurimeve Generali.

Edhe stacioni i metrosë M5 Tre Torri u mbyll dhe e gjithë zona u rrethua për të parandaluar trafikun.

Kulla Hadid është 192 metra e lartë, me 44 kate dhe është vendi i punës i mbi 2000 punonjësve të grupit të sigurimeve Generali. E përuruar në vitin 2019, është një nga tre strukturat - e dyta në lartësi - që përbëjnë zonën CityLife, në veriperëndim të Milanos.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?