Foto ilustruese

Itali/ Sherr mes grupeve, plagoset me thikë 25-vjeçari shqiptar

8 Shtator, 22:51| Përditesimi: 8 Shtator, 22:55

  • Share

Itali-Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur me thikë në Itali pas një sherri mes dy grupeve.

Konflikiti mësohet se ka ndodhur pak pas mesnatës së 8 shtatorit në Stradella në Oltrepò.

Sipas hetimeve paraprake grupet rivale që u përleshën ishin: njëri nga shqiptarët e ardhur nga Montù Beccaria dhe qytete të tjera të zonës dhe tjetri nga egjiptianët që banonin në Stradella.

25-vjeçari u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë 6 persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.

Përleshja, raporton Ansa, përfshiu edhe persona të tjerë, por shumë  prej tyre u larguan para se të vinte policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?