Paratë, dozat e kokainës dhe sendet e tjera të sekuestruara

Bota

Itali/ Shiste drogë ndërsa ishte në arrest shtëpie, pranga 40-vjeçarit shqiptar

1 Shtator, 19:56| Përditesimi: 1 Shtator, 20:00

  • Share

Itali-Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në periferi të Primavalles, Romë, pasi shiste drogë nga shtëpia e tij, ndërkohë që ishte nën arrest shtëpiak.

Raportohet se 40-vjeçari shqiptar e kishte kthyer banesën në një qendër shpërndarjeje, duke pritur klientë nga një derë emergjence dhe duke përdorur “roje” për të monitoruar hyrjet dhe daljet.

Gjatë bastisjes, u sekuestruan mbi 1 kg kokainë dhe ketaminë, të ndara në doza për shitje me pakicë. Në shtëpi u gjetën gjithashtu dy telefona celularë të koduar, një regjistër manual me emra të koduar dhe transaksione, si dhe 5,000 euro cash. Ai përdorte gjithashtu pajisje për paketimin e drogës, duke përfshirë peshore precize dhe qese me nxehtësi.

Trafikanti u arrestua për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve, si dhe për shkelje të masave kufizuese. Pas procedurave ligjore, ai u dërgua në burgun Regina Coeli të Romës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?