Policia italiane gjatë aksionit

Itali/ Shiste kokainë afër bizneseve, arrestohet 33-vjeçari shqiptar! Operacion në 33 bashki kundër ‘skifterëve’ dhe shpërndarësve të drogës

5 Dhjetor, 15:00| Përditesimi: 5 Dhjetor, 15:04

  • Share

Itali- Një operacion në shkallë të gjerë po zhvillohet në Itali, ku janë përfshirë 16 patrulla dhe 33 bashki të zonës, kryesisht në Ascoli dhe San Benedetto del Tronto, me qëllim goditjen e trafikut të drogës, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe bandave të ‘skifterëve’ të grabitjes së banesave dhe bizneseve.

Të paktën 105 automjete dhe 215 persona i janë nënshtruar kontrolleve, mes të cilëve edhe shumë me dosje policore.

Në pranga ka rënë në San Benedetto del Tronto edhe një 33-vjeçar shqiptar, që u kap pranë një biznesi publik në Riviera, të cilit iu gjetën gjashtë pako kokainë të vogla.

Kontrolli u shtri më tej edhe në banesën e tij, ku u gjetën doza të tjera droge dhe një shumë prej 500 euro cash, shkruan ANSA.

Gjykata e Ascoli dha masën ‘detyrim paraqitjeje’ për shqiptarin e dyshuar. Në total gjatë orëve të fundit ka 5 të ndaluar për momentin nën akuzën e posedimit dhe shitjes së kokainës dhe marijuanës, teksa aksioni vijon ende.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?