Kokaina e fshehur në kuti çamçakëzi dhe eurot e sekuestruara

Bota

Itali/ Shiste kokainë të kamufluar në kuti çamçakëzi, 26-vjeçarit shqiptar i gjenden edhe 20 mijë euro cash

2 Shkurt, 21:05| Përditesimi: 2 Shkurt, 21:08

  • Share

Itali- Karabinierët e kompanisë Riccione në Itali arrestuan një 26-vjeçar shqiptar, i akuzuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin. 

Gjatë një kontrolli u hasën dy persona duke shkëmbyer me shpejtësi diçka të dyshimtë. Kur panë efektivët ata tentuan që të largoheshin, kurse gjatë kontrollit 26-vjeçarit iu gjetën doza kokaine dhe euro cash. Policia shoqëroi edhe personin tjetër, që gjithashtu iu zbulua një sasi droge.

Në vijimësi të kërkimeve në afërsi u gjetën mbi 40 pako kokainë të fshehura në një pako me çamçakëz, me vlerë tregu disa mijëra euro. Kontrolli i mëpasshëm çoi në sekuestrimin e mbi 20 mijë euro cash, informon media italiane.

26 -vjeçari u arrestua në flagrancë dhe në përfundim të gjykimit me procedurë të drejtpërdrejtë, Gjykata e Riminit la në fuqi arrestimin.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?