Një organizatë kriminale e përbërë nga trafikantë shqiptarë dhe italianë është shkatërruar nga autoritetet italiane.
Policia italiane ka sekuestruar 187 kg kokainë e cila do t’I sillte këtij grupi kriminal një fitim tregu mbi 5 milionë euro.
Droga ishte e fshehur brenda një kontenjeri e cila mbërriti në portin e Vado Ligure, për ta trafikuar më pas në të gjithë Italianë.
Autoritetet italiane të Guardia di Finanzës së Savonës kanë arrestuar 4 persona, 3 nën masë ndalimi me burg dhe 1 person nën ndalimin e banimit në territorin savonez. Gjithashtu është raportuar se janë kryer edhe 6 kontrolle banesash, raporton ilsecoloxix.
Aktiviteti kriminal i tyre shtrihej në pjesën veri-perëndimore të Italisë e me klientë në të gjithë territorin e vendit.
Hetimet e Prokurorisë së Savonës i përkasin viteve 2020-2021 të cilët e nisën pas arrestimit të 5 personave me sasi kokaine e hashashi, e cila ishte pikënisja e këtij operacioni.
Gjatë fazës investigative janë sekeustruar 18 kg hashash dhe 500 gramë kokainë.
Të arrestuarit janë transferuar në burgun e Genovas të cilët janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.