Droga, eurot cash dhe sendet e sekuestruara nga policia italiane

Itali/ Shkoi për t’i shitur përdoruesit drogën te banesa, arrestohet 22-vjeçari shqiptar, nën akuzë edhe klienti

25 Shtator, 08:28| Përditesimi: 25 Shtator, 08:30

  • Share

Perugia- Agjentët e komisariatit të Assisi në Perugia, njoftuan se arrestuan një 22-vjeçar shqiptar, për trafik droge dhe denoncuan administrativisht një tjetër 23-vjeçar, si përdorues droge.

Aksioni u krye dy ditë më parë në rajonin e Umbria-s, pas vëzhgimit që iu bë të dyshuarit shqiptar, i cili bënte lëvizje të çuditshme. Ai i shkoi te banesa 23-vjeçarit përdorues për t’i dërguar dozën e radhës dhe më tej është larguar me makinë drejt qytetit.

Duke u bërë i dyshimtë, policia vendosi ta ndalonte dhe t'ia nënshtronte kontrollit, teksa iu gjetën rreth 200 euro cash dhe një celular.

Më pas, efektivët i janë nënshtruar një kontrolli edhe të riut tjetër, i cili është shtrirë në banesën e tij, ku iu gjet një fragment lënde narkotike si hashash, një lugë me mbetje të një lënde pluhuri të bardhë, ndoshta e llojit kokainë peshore.

I pyetur nga policia, ai ka konfirmuar se lëndën narkotike e kishte blerë nga i riu shqiptar, emri i të cilit nuk u publikua. Policia po heton edhe nëse dy të rinjtë janë pjesë e të njëjtës celulë shpërndarjeje.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?