Perugia- Karabinierët italianë në Perugia njoftuan dje (5 tetor) se goditën dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet, duke arrestuar edhe 2 shqiptarë të dyshuar si autorë.
Gjatë kontrollit fizik, ata u kapën me 84 doza kokaine, të gatshme për shitje.
I pari është ndaluar një 22-vjeçar, i gjetur brenda një shtëpie të dyshimtë në Magione, nën shoqërinë e një 70-vjeçare, bashkatdhetare të tij. Sipas policisë, e moshuara nuk mundi të justifikonte dot praninë e saj.
Ata gjetën 74 doza kokainë dhe gjithashtu sekuestruan mbi një mijë euro cash, si rezultat i shpërndarjes së drogës. Ai u dënua menjëherë me 8 muaj burg dhe u aprovua dëbimi nga vendi.
Arrestimi i dytë u bë në zonën e Trasimeno. Karabinierët e Città della Pieve kontrolluan një makinë dhe gjetën 20 mbështjellje kokaine dhe para në tapiceri. Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar.
Pesha e drogës është mbi 60 gramë në total, shkruan "UmbriaJournal".
Gjatë kontrollit u zbulua droga e ndarë në 74 mbështjellës të mbyllur, së bashku me një shumë të konsiderueshme parash.