Bota

VIDEO/ Shpërthen vullkani Etna në Itali, turistët largohen me vrap! Pamjet mahnitëse

2 Qershor, 15:01| Përditesimi: 2 Qershor, 19:10

  • Share

Vullkani Etna në Itali shpërtheu këtë të hënë me një re që e pasoi atë deri në një lartësi të paktën disa kilometra.

Sipas Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, kjo u shkaktua nga një rrjedhë piroklastike, ndoshta e prodhuar nga një shembje e materialit në krahun verior të kraterit Juglindor.

Nga pamjet e siguruara shihet se si turistët largohen me vrap, ndërsa nga ana tjetër filmojnë këtë dukuri natyrore.

Llava nga vëzhgimet paraprake, duket se nuk ka kaluar skajin e Luginës së Luanit, pranë kratërit.

Në të njëjtën kohë, aktiviteti shpërthyes nga krateri juglindor u ndryshua në një shatërvan lave ndërsa qendra e burimeve është në zonën e kraterit Juglindor.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 02/06/2025 18:33

    Ku jan ambjentalistat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?