Itali- Mijëra turistë janë dyndur në malin Etna për të parë shpërthimet spektakolare të vullkanit. Gjithsesi, kjo gjë ka shkaktuar bllokimin e rrugëve dhe pengimin e kërkim shpëtimit të arrijnë tek ata që kanë nevojë për ndihmë, kanë thënë autoritetet lokale.
Kreu i mbrojtjes civile rajonale të Siçilisë, Salvo Cocina, e përshkroi turizmin e ditëve të fundit në Etna si “të egër” dhe “jashtëzakonisht të rrezikshëm”, duke paralajmëruar se udhëtarët ditorë të tërhequr nga pamjet e jashtëzakonshme kishin parkuar makinat e tyre përgjatë rrugëve të ngushta, duke penguar automjetet e shpëtimit.
Në një postim në Facebook të dielën mbrëma, Cocina tha: “Fluksi i njerëzve ka krijuar një skenë të egër me makina që grumbullohen nëpër rrugët e ngushta, një ndalim trafiku dhe automjete të shpëtimit të paaftë për të kaluar. Ndërsa bie errësira, situata bëhet jashtëzakonisht e rrezikshme”.
Paralajmërimi i tij, megjithatë, dukej se ra në vesh të shurdhër.
Sipas Guardian, tetë persona, përfshirë dy të mitur, humbën gjatë një ekskursioni të hënën dhe u gjetën vetëm disa orë më vonë. Të dielën, një burrë 48-vjeçar pësoi një thyerje të këmbës nga rrëzimi dhe katër të tjerë ishin zhdukur një natë më parë.
Zjarrfikësit gjithashtu ndodhen në zonë për të ndihmuar vendasit dhe për të frenuar fluksin e turistëve dhe udhëtarëve ditorë nga Siçilia dhe më gjerë nëpër rrugët e mbipopulluara, ndërsa kryebashkiakët e qyteteve në shpatet e vullkanit kanë urdhëruar vizitorët të qëndrojnë të paktën 500 metra larg nga llava, një direktivë e cila është injoruar pothuajse tërësisht.
Komente
