Itali/ Shpërthimi në hidrocentral e Bolonjës, nisin hetimet për shkakun e incidentit! Vazhdojnë kërkimet për 4 të zhdukurit

10 Prill, 19:22| Përditesimi: 10 Prill, 19:39

  • Share

Një ditë pas shpërthimit në hidrocentralin e Suvianës në Bolonja të Italisë, vazhdojnë kërkimet për 4 punëtorët e zhdukur, ndërsa 3 të tjerë humbën jetën. Por sipas drejtuesit të operacioneve të kërkimit shpresat për t’I gjetur gjallë janë të pakta. 12 ekipe zjarrfikëse, dy zhytës edhe dy ekipe të specializuara po vijojnë kërkimin deri në 40 metra nën ujë në temperature të ulëta.

Shpërthimi ndodhi nën nivelin e ujit në liqenin Suviana, në një nga transformatorët e hidrocentralit ku 5 punëtorë të tjerë morën djegie të shumta. Viktimat ishin punëtorë që merreshin me mirëmbajtjen e hidrocentralit.

Kryetari i Bashkisë së Bolonjës, i cili vizitoi vendin e ngjarjes u shpreh se kushtet për ekipet e kërkimit ishin të ndërlikuara”. Ai tha se ishte një nga tragjeditë më të këqija të punës në vitet e fundit në Italisë. Autoritetet italiane thanë se një hetim do të nisë për shkaqet e ngjarjes të cilat nuk janë përcaktuar ende. Ndërkohë nesër është paralajmëruar një protestë në Bolonja nga sindikatat dhe grevë 8-orëshe në të gjitha sektorët publikë.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?