ITALI- Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e karabinierëve, pasi akuzohen për një sërë grabitje banesash në Itali. Bëhet fjalë për Agustin Pjetërgjokaj, 24 vjeç, Kristjan Keci, 28 vjeç, Cesk Thani, 32 vjeç, të tre me banim në Legnano, në Milano dhe Kristjan Mehilli, 25 vjeç, me banim në Tortona (Alessandria).
Nëntorin e kaluar, të armatosur dhe me shufra hekuri, të rinjtë shqiptarë grabitën vilën e sipërmarrësit Riccardo Coppo, në Cella Monte ku morën 60 mijë euro dhe sende me vlerë. Po i njëjti grup, ka grabitur edhe disa shtëpi të tjera në krahinat e Alessandrisë, Bergamos, Milanos dhe Brescia brenda një harku kohor mes qershorit të 2018 dhe maj 2019.
Të rinjtë shqiptarë, shkruajnë mediat italiane, ranë në gjurmët e policisë italiane, pasi në krahinën e Legnano, gjatë grabitjes ata goditën pronaren e moshuar të shtëpisë dhe kujdestarin e saj, duke i grabitur 400 mijë euro.
Komandanti Provincial i Karabinierëve Michele Angelo Lorusso deklaroi se hetimet për këtë grup kanë zgjatur shumë muaj, pas një vëzhgimi 24h/7 ditë të javës dhe vjedhja e makinës "Jeep" të mikut të pronarit që grabitën në Cella Monte, ka qenë pikënisja.
Operacioni i koduar "Sytë e akullit" vuri në pranga 4 "skifterët" shqiptarë, mbi të cilën rëndon akuza për grup kriminal synonin grabitjen në shtëpi.
Komente

Po me shkodranet c'pate
PërgjigjuMaloket e mutin cecenet duhen vrare
PërgjigjuDuken nga surretërit se ç’..... surretër qënkan
PërgjigjuTrekendeshi Lezhe-Laç-Mirdite eshte trekendeshi i turpit ku djemte e rinj rriten dhe ushqehen me idene e te qenit nje skifter apo trafikant, rrojne me vjedhje dhe rrezikojne jeten e tyre dhe te tjereve duke u marre me kete aktivitet kriminal. Shtrojuni punes se ndershme, mos na merrni fytyren duke dal cdo dite ne lajmet e kronikes per gjera te tilla. Nje italian mund te mos i bej pershtypje nje lajm nese kapet nje shqiptar me droge, por kur kapet duke vjedh dhe kercenuar ne shtepine e vet, te familjareve apo komshinjve, reagimi mbi gjithe shqiptaret eshte me i ashper pasi krijohet stereotipi. Nuk ua ka borxh askush kete damke qe u vini shqiptareve.
PërgjigjuFaj ka edhe italia o shoku,keta nuk kane frik ic,keta hajna i mbron edhe ligji ne itali.Keta lloj,te permendin edhe kanunin kur ju fusin plumbin ne mes se shtepise se tjetrit.Se po te denoheshin nga 10-15 vjet,dhe ti benin te gjitha,do mendoheshin me para se te hynin ne ndonje shtepi.
ashtu eshte pike per pike....
Mos harroni edhe shkodranet se nuk jane me te mire
Si ka mundësi ore kaq bajga të kenë qënë? Pse nuk punojne më djersen e ballit e të gezojne lirinë? Tani brënda do u shpartallohet rondelja, gjynah!
PërgjigjuO kafsha ti ban kujdes me ate rondelen e motres tane se do ja shqyejn qunat sa po te dalin nga aty.ok