Artan Kaja (sipas mediave italiane)

Kronikë
Bota

Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar

9 Janar, 21:31| Përditesimi: 9 Janar, 22:13

  • Share

ITALI - Një 52-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë mbrëmjen e 7 janarit në magazinën e një fabrike letrash në Capannori (Lucca), Smurfit Kappa.

Sipas hetimeve të autoritteve italiane shqiptari i identifikuar si Artan Kaja është vrarë me një plumb. 

Lajmin e bënë të ditur karabinierët, të cilët sot arrestuan një person të dyshuar si autori i vrasjes, i cili raportohet të jetë po ashtu shqipta.

Ky është një kthesë në hetimet e prokurorëve, të cilët fillimisht ndoqën hipotezën e një aksidenti në punë, ndoshta për shkak të një rënieje nga lartësia, dhe më pas atë të vdekjes për shkaqe shëndetësore.

Sioas mediave italiane, Artan Kaja ishte pronar i një kompanie të lëvizjes së materialeve që punonte për fabrikën e letrave. Ai u gjet i vdekur nga bashkëshortja e tij, e cila, duke mos e parë të kthehej në shtëpi dhe duke mos marrë përgjigje në telefonatat e saj, shkoi në kompani dhe gjeti burrin e saj të vdekur pranë një piruni tashmë të parkuar në magazinë, ku po punonte për zhvendosjen e paletave.

Të thirrur nga britmat e saj, përgjegjësit e Smurfit lajmëruan shërbimin 118, por mjeku nuk mundi të bënte gjë tjetër veçse të konstatonte vdekjen e tij. Përveç bashkëshortes, Artan Kaja lë pas dy fëmijë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?