Foto ilustruese

Bota

Itali/ Shqiptari arrestohet për herë të dytë brenda katër muajve për shitje kokaine! E kishte fshehur në marshin e makinës

4 Gusht, 15:14| Përditesimi: 4 Gusht, 15:17

  • Share

Itali- Policia italiane ka arrestuar për herë të dytë brenda këtij viti një shqiptar të skeduar për aktivitetin kriminal në trafikun e drogës.

Operacioni u krye disa ditë më parë nga karabinierët e Ternit, kurse u arrestuari është një 24-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit iu sekuestruan një sasi kokaine prej 40 dozash dhe 4 mijë euro cash.

I ndaluar për një kontroll në rrugë në Sabbione, pasi e kishin njohur nga një raport i mëparshëm për posedim dhe trafik droge në muajin prill, kur ishte proceduar, karabinierët vendosën ta kontrollonin personin dhe makinën e tij.

Dyzet doza kokaine u gjetën nën dorezën e marshit. Kontrolli u zgjerua në banesën e tij, ku ata sekuestruan edhe 4000 euro në para të gatshme, të ardhurat e trafikimit të drogës, informon media italiane.

Duke e vërtetuar arrestimin, të shtunën, më 2 gusht, gjyqtari urdhëroi që t’i ndalohej të banonte në provincën e Ternit dhe hetimet të vijonin më tej.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?