Kokaina, armët dhe paratë e sekuestruara çiftit shqiptar

Bota

Itali/ Shqiptari i dënuar me 4,8 vite burg kapet me 3,3 kg kokainë ‘dragua’, armë dhe para! Në pranga edhe partnerja e tij

5 Gusht, 15:12| Përditesimi: 5 Gusht, 15:17

  • Share

Itali- Policia italiane në Ravena arrestoi një shqiptar për të cilin ishte lëshuar një urdhër-ndalimi për një dënim me katër vjet e tetë muaj burgim.

U arrestua gjithashtu edhe partnerja e tij, e cila iu gjet në posedim të një sasie të madhe kokaine dhe një arme në shtëpinë e tij.

Konkretisht, oficerët kanë kryer së fundmi hetime të thella që synojnë kapjen e të kërkuarit, i cili ka qenë në arrati që nga korriku i vitit 2024, pasi kundër tij u lëshua një urdhër-arresti për krime të lidhura me drogën.

Shqiptari po fshihej në fshat dhe gjatë kontrollit u gjetën drogë dhe një thikë.

Kontrollet u shtrinë edhe në apartamentin e çiftit, ku u gjet një sasi e madhe droge, përfshirë një revolver të vjedhur në Piza në vitin 2022, së bashku me municione dhe para të gatshme. Kokaina e sekuestruar arriti në total rreth 3.3 kg.

Pakot e kokainës ishin të stampuara me sfurkun e Poseidonit dhe një dragua rreth tij.

Të dy u arrestuan për posedim të narkotikëve dhe posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit, ndërsa u dërguan në burgun e Forlì-t, informoi media italiane.

Arrestimi është pjesë e projektit më të gjerë të Shërbimit Qendror të Operacioneve, "Kërkimi 2025", që synon kapjen e kriminelëve të profilit të lartë, i kryer në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e huaja të zbatimit të ligjit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?