Itali/ Shqiptari i dënuar për dhunë në familje i jep fund jetës në qeli

12 Shkurt, 19:17| Përditesimi: 12 Shkurt, 19:27

  • Share

Një 46-vjeçar shqiptar ka vrarë veten brenda në qelinë e tij në burgun e Ternit në Itali.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit të kësaj të hënë, ku shqiptari i cili ndodhej në qeli pasi akuzohet për dhunë në familje, u gjet i varur na policët në qeli, raportojnë mediet italiane.

“Përpjekjet e punonjësve shëndetësore dhe policisë së burgut për ta shpëtuar ishin të kota”, tha një nga zyrtarët e burgut.

Trupi i pajetë u transportua në spitalin e Perugias, në dispozicion të autoritetit gjyqësor të Ternit për hetime mbi rastin.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?