Itali- Një shqiptar 40-vjeçar është arrestuar në Itali pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër ndalimi për ekzekutimin e vendimit të gjykatës së Brindisit.
I kërkuari u lokalizua dhe prangos në zonën e Frosinone, teksa i ka mbetur edhe një pjesë e dënimit e pavuajtur, për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Shqiptari u izolua për të vuajtur pak më shumë se një vit burgim të mbetur. Ai ka qenë duke ecur në këmbë në zonën e Ciociaros, kur efektivët i vunë prnagat, informon media italiane.
Urdhri u lëshua nga Zyra e Zbatimit të Krimeve të Prokurorisë Publike të Brindisit dhe 40-vjeçari do të duhet të vuajë dënimin e mbetur prej një viti e dy muajsh për trafik ndërkombëtar droge.
Komente
