Itali- Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët italianë pas disa orësh ndjekjeje, teksa u kap duke shitur lëndë narkotike kokainë dhe hashash.
Aksioni u krye në zonën e Lughese, teksa u sekuestruan rreth 100 gramë kokainë dhe hashash, si dhe 2370 euro cash të fituara nga aktiviteti i paligjshëm.
Efektivët kishin sinjalizime për të riun e papunë, që u pa teksa drejtonte mjetin e tij “Mercedes Benz”, me të cilin dërgonte edhe porositë e mallit te klientët.
Patrulla policore u ngrit në ‘Via Pisacane’, kurse shoferi u shfaq nervoz, duke bërë që efektivët të ushtronin kontroll më të detajuar. Brenda xhaketës së 25-vjeçarit, efektivët gjetën një qese celofani me rreth 57 gramë kokainë shumë të pastër, e cila u sekuestrua menjëherë.
Më tej shkuan edhe në banesën e tij, ku jetonte me të tjerë shqiptarë, teksa në komodinë u zbuluan një peshore precize, material ambalazhi, 1.5 gramë kokainë dhe 37 gramë hashash. Megjithatë, të fshehura mirë nën një jastëk, ishin 2370 euro në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, informon media italiane.
Ndaj tij u vendosën prangat, teksa në daljen para gjykatës masa u zbut në arrest shtëpiak nga ora 21:00 e mbrëmjes, deri në 06:00 të mëngjesit.
Komente
