Karabinierët në vendin ku ndodhi plagosja

Bota

Itali/ Shqiptari i zë pritë dhe plagos me thikë të dashurin e gruas në parkingun e qendrës tregtare! U fsheh një javë në Francë

22 Korrik, 10:06| Përditesimi: 22 Korrik, 10:09

  • Share

Bolonja- Një shqiptar akuzohet se ka sulmuar dhe plagosr me thikë në një krim pasioni dhe xhelozi të dashurin e gruas së tij.

I dyshuari e kishte befasuar bashkëatdhetarin duke e kapur në befasi, duke e goditur disa herë me thikë nga pas shpine. Ngjarja ndodhi në parkingun e qendrës tregtare Gran Reno në Casalecchio di Reno, më 15 korrik, në Bolonja dhe u publikua së fundmi nga mediat.

I dyshuari është një 43-vjeçar shqiptar që u arrestua gjatë natës së kaluar (21 korrik) në kufirin e Ventimiglia-s.

Karabinierët në Liguria e prangosën atë në bazë të një urdhri ndalimi të lëshuar ditët e fundit nga autoritetet gjyqësore të Bolonjës, pas një hetimi të shpejtë të kryer nga Karabinierët e kompanisë Borgo Panigale, të udhëhequr nga Kapiten Giorgia De Acutis.

“Sulmi i dhunshëm ndaj një burri 29-vjeçar ishte përshkallëzuar në një grindje të zjarrtë që përfshinte gruan e sulmuesit, gjithashtu shqiptare. Sipas hetuesve, i dyshuari ishte larguar nga Italia menjëherë pas incidentit dhe ndodhej në Francë. Ai u ndalua në kufi ndërsa përpiqej të rihynte në vend”, informon media italiane.

I plagosuri ndodhet ende i shtruar në spital, me një prognozë 30-ditore. Zyra e prokurorit të Bolonjës lëshoi një urdhër paraburgimi kundër sulmuesit të dyshuar, duke e akuzuar atë për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

43-vjeçari do të përballet me seanca paraprake dëgjimore në ditët në vijim. Ndërkohë, karabinierët po vazhdojnë hetimet e tyre për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?