Karabinierët e Gubbio gjatë aksionit

Bota

Itali/ Shqiptari ‘inteligjent’, e fshihte kokainën në të çarat e mureve, para se t’ua shiste përdoruesve! Karabinierët e fusin në kurth

17 Qershor, 17:22| Përditesimi: 17 Qershor, 18:21

  • Share

Itali- Karabinierët e Gubbio kanë arrestuar një 26-vjeçar shqiptar në rajonin e Umbrias, që u kap në flagrancë ndërsa vazhdimisht fuste dorën në disa të çara në mure, ku më pas rikthehej për t’i marrë dhe shitur te përdoruesit.

Efektivët pikasnë lëvizjet dhe sjelljet e dyshimta të të riut, duke e ndjekur për të parë pikat se ku ai vendoste lëndën narkotike. Në dy prej këtyre pikave zbuloi 9 doza kokainë dhe vijuan të monitoronin në distancë 26-vjeçarin, para se t’i vinin prangat.

Në momentin që ai u rikthye për t’i marrë, karabinierët e futën në kurth. Shqiptari bëri rezistencë dhe u përpoq të arratisej duke sulmuar fizikisht edhe efektivët, por pa sukses. Me vete iu gjetën edhe pesë doza të tjera kokaine, duke e çuar totalin në katërmbëdhjetë, informon media italiane.

Përveç drogës, u sekuestruan edhe 1360 euro cash. Gjykata e Perugia e vlerësoi arrestimin të ligjshëm dhe urdhëroi masën paraprake të ndalimit të qëndrimit në territorin e rajonit të Umbrias.

 

 

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?