Venecia- Trafikantët e drogës shfrytëzojnë edhe eventet festive për të shitur mallin e tyre dhe fituar sa më shumë nga kjo tregti ilegale.
Një rast i tillë është evidentuar gjatë karnavaleve në Venecia, teksa një 22-vjeçar shqiptar u kap duke shitur kokainë.
Por ajo që surprizoi efektivët ishte fakti se lënda narkotike në pjesën më të madhe të saj ishte e fshehur në të brendshme. Në total u sekuestruan 40 doza kokaine.
Zbulimi u bë pikërisht gjatë monitorimit të shtuar të festave, kur kërkesa për drogë rritet në mesin e mijëra turistëve. Shqiptari u pikas ditën e hënë (24 shkurt) nga katër policë të patrullës së Venecias.
Ata e kishin parë për një kohë teksa lëvizte përgjatë Strada Nuova nga Santi Apostoli drejt Ponte delle Guglie. Ai sillej çuditshëm dhe tentoi t’i ikte policisë, por pa sukses. Dozat kishin peshë me më pak se një gramë secila.
Por ajo që ra më shumë në sy ishte fakti se ai i kishte fshehur dozat e drogës kudo; në xhepa, ëmbëlsira, çorape dhe deri në të brendshme dhe totali ishte 30 gramë kokainë, informon media italiane.
Në një proces të shpejtë, ditën e djeshme (25 shkurt), ai pranoi marrëveshjen me gjyqtarin Federico Germani dhe prokurorinë, duke u dënuar me gjashtë muaj me kusht.
Komente
