Foto ilustruese

Bota

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë me makinë në rrugët e Peruxhias, tenton dhe arratisjen

1 Gusht, 15:59| Përditesimi: 1 Gusht, 16:02

  • Share

Itali- Karabinierët e Peruxhias arrestuan në flagrancë një shqiptar 36-vjeçar të dyshuar si i përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës në Itali.

Gjithashtu ndaj tij do të rëndojnë akuzat për sulm ndaj një zyrtari publik dhe thyerja e urdhrit për të hyrë në vend.

Kapja e tij u bë disa ditë më parë gjatë një patrullimi, ndërsa i dyshuari po udhëtonte me një makinë në zonën e San Sistos. Kur oficerët i kërkuan kontrollin fizik, ai tentoi të largohej me shpejtësi, por u kap gjatë ndjekjes, informon media italiane.

Ai ka kundërshtuar dhe sulmuar gjithashtu efektivët që po e arrestonin.

Gjatë kontrollit, u zbulua se 12 pako kokainë, me një peshë totale prej 8.4 gramë, ishin fshehur brenda një zgavre në ndarjen e pasagjerëve të automjetit që po drejtonte.  

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?