Foto ilustruese

Bota

Itali/ Shqiptari kapet duke trafikuar drogë te parkingu i spitalit, 33-vjeçari me precedentë të shumtë penalë

16 Shkurt, 20:33| Përditesimi: 16 Shkurt, 20:35

  • Share

Perugia- Policia e Perugia ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për trafik droge. 

Sinjalizimet erdhën për aktivitet të paligjshëm në parkingun e spitalit Santa Maria della Misericordia. 

Hetimet çuan te një shqiptar 33-vjeçar i ngarkuar nga precedentë të shumtë. Në automjetin e të riut u gjetën paketa të mbyllura që përmbanin lëndë narkotike brenda sediljes.

Për më tepër, pranë pemës ku ai ishte parë duke ndaluar, u gjet një peshore elektronike precize dhe një tufë çelësash. 

Më pas, pasi kanë gjurmuar adresën e shtëpisë, duke përdorur çelësat e gjetur pak më parë, operatorët kontrolluan banesën ku u gjetën cash me vlerë rreth 2500 euro, me gjasë fitimi nga aktiviteti i trafikut të drogës, informon media.

I dërguar në komisariat për veprimet e zakonshme, 33-vjeçari është arrestuar për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikim dhe i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?