Foto ilustruese

Bota

Itali/ Shqiptari kapet me 10 kg kokainë në makinë dhe banesë! Nervozizmi e tradhtoi, kishte krijuar ‘dhomë’ sekrete për fshehjen e mallit

14 Mars, 13:17| Përditesimi: 14 Mars, 13:21

  • Share

Itali- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me një sasi prej 10 kilogramë kokainë të fshehura në banesën e tij dhe në makinë.

Fillimisht i riu u pikas teksa qarkullonte me mjetin e tij në zonën e Vercelli dhe iu nënshtrua kontrollit fizik. Brenda saj u gjetën tre blloqe kokaine, brenda një ndarjeje të fshehtë, strategji që po e përdorin shpesh trafikantët e drogës kohët e fundit, e krijuar në mënyrë artizanale në kabinën e mjetit.

Kurse në shtëpinë e tij u gjetën edhe 6 pako të tjera lënde narkotike e cilësisë së lartë. Policia tha se pesha totale e drogës shkon në rreth 10 kilogramë, përveç shumës prej 1200 eurosh cash, që iu sekuestrua gjithashtu.

Policia njoftoi se shqiptari u shfaq nervoz gjatë postbllokut të efektivëve dhe tentoi të ishte agresiv. Si prova materiale u sekuestruan telefoni dhe sende të tjera materiale, informon media italiane.

Në përfundim të operacionit, me urdhër të Autoritetit Gjyqësor, i dyshuari u arrestua dhe u dërgua në burgun lokal.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?