Perugia- Një operacion i madh antidrogë u zhvillua nga Guardia di Finanza e Perugia në Itali, që çoi edhe në sekuestrimin e rreth 25 kilogramëve kokainë, me vlerë mbi 2,5 mln euro në tregun e pakicës.
Një shqiptar banor në Spello u arrestua, teksa me vete iu gjetën një armë pistoletë dhe një sasi valute prej 56 mijë euro cash.
Droga ishte fshehur në funde false në makinë, në shtëpinë në Spello dhe në shtëpinë e prindërve të të arrestuarit, në Foligno. pakot e drogës ishin të stampuara me kodin sekret "458", që dyshohet se nënkupton financuesin dhe pritësin e mallit.
“Për më tepër, u sekuestruan 55 mijë euro në para të gatshme, një pistoletë Beretta kalibri 6.35, një peshore precize dhe disa telefona celularë. Hetimet u drejtuan nga Zyra e Prokurorit Publik të Spoleto-s, në veçanti nga prokurorja Michela Petrini”, informoi media italiane.
Shqiptari u arrestua ndërsa ishte në bordin e një ‘Renault Scenic’, ku ushtarët gjetën 10 ‘tulla’ kokaine të fshehura në dy funde false të bëra nën sediljet e pasme të makinës. Kontrolli i mëvonshëm i shtëpisë së të dyshuarit çoi në zbulimin e dhjetë blloqeve të tjera kokaine dhe dhjetë mijë eurove në para të gatshme.
Megjithatë, në shtëpinë e prindërve të tij u gjetën një pistoletë Beretta, një bllok kokaine, një peshore precize dhe 46 mijë euro para të gatshme, si dhe disa pajisje telefonike, disa prej të cilave ishin "të koduara".
Shqiptari dyshohej se ishte i përfshirë në një operacion të madh trafiku droge aktiv midis Spellos, Folignos dhe pjesës tjetër të provincës. Prandaj, pas operacioneve të synuara të mbikëqyrjes dhe kontrollit të kryera gjatë javëve të fundit nga Guardia di Finanza e Perugia-s, dolën ato që konsiderohen "prova konkrete rrethanore", mbi përfshirjen e tij aktuale në aktivitete të paligjshme.
Ushtarët e Guardia di Finanza aktivizuan menjëherë një pajisje monitorimi dhe kontrolli dhe makina u ndalua pranë një zone shërbimi në Foligno, duke çuar në sekuestrimin e kokainës, informon media.
Aktualisht po hetohet edhe për bashkëpunëtorët në rrjet të shqiptarit, për të çuar në çmontimin plotësisht të organizatës së narkotrafikut.
Komente
