Policia italiane gjatë operacionit

Itali/ Shqiptari kapet me 93 kg kokainë të pastër në Milano, vlera 4 mln euro! Hetimi në kuadër të goditjes së një karteli narkotrafiku

18 Shtator, 09:43| Përditesimi: 18 Shtator, 09:50

  • Share

Brianza- Policia italiane ka finalizuar një operacion të rëndësishëm në provincat e Monzës dhe Milanos, duke konkluduar në sekuestrimin e një ngarkese prej 93 kg kokaine të pastër.

Në pranga deri tani ka rënë një shqiptar i dyshuar, 31-vjeçar, i përfshirë në një rrjet të organizuar të dyshuar kriminal, kurse vlera e narkotikut arrin në të paktën 4 mln euro në tregun e pakicës, nëse do arrihej të shitej në doza.

Ndërhyrja sipas medias italiane, u bë në një apartament në Seregno, zona e Brianza dhe u konfirmua ditën e djeshme (17 Shtator). Operacioni nisi në kuadër të një hetimi për trafikun dhe shitjen e drogës në sheshet e provincave Monza dhe Milano.

Operacioni i Drejtorisë së Policisë së Milanos nisi gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, në kuadër të një hetimi për trafikun dhe shpërndarjen e drogës në sheshet e provincave të mëdha veriore, të koordinuar nga Prokuroria e Monzës, shkruan "Il Giorno".

Deri tani emri i të arrestuarit nuk është publikuar, pasi operacioni është ende në proces dhe hetimet aktive, pasi po kërkohet për drejtuesit e mundshëm të kartelit ku bënte pjesë i ndaluari.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?