Kokaina e sekuestruar

Bota

Itali/ Shqiptari kapet në autostradë me 10 kg në ‘Alfa Romeo’, e tradhtoi nervozizmi para oficerëve! U gjet në gomën rezervë

11 Qershor, 17:00| Përditesimi: 11 Qershor, 18:24

  • Share

Itali- Një shqiptar është arrestuar, pasi në automjetin “Alfa Romeo” me të cilën po udhëtonte në autostradën e zonës së Cassino në Itali (Frosinone), i janë gjetur 10 kg kokainë.

Aksioni është zhvilluar ditë më parë, por u publikua sot në mediat e vendit fqinj. Ka qenë qëndrimi nervoz i shoferit që çoi oficerët e policisë në kontroll të detajuar të mjetit.

Ai dha përgjigje dyshuese në lidhje me destinacionin ku shkonte, të dhënat e automjetit që posedonte dhe nga po vinte.

Nën mbulesën e ndarjes së rrotës rezervë, u gjet një qese e madhe plastike që përmbante "tullat" e kokainës, informon media italiane. Vlera e drogës në treg nëse shitej me pakicë do të siguronte të paktën 1 mln euro të ardhura

Shoferi u arrestua më pas me akuzën e posedimit dhe trafikimit të narkotikëve dhe u transferua në burgun e Cassinos, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?