Itali/ U njoftua se do dëbohej nga shtëpia, shqiptari i vë flakën vetes, gruaja në gjendje shoku në spital

8 Maj, 09:30| Përditesimi: 8 Maj, 09:49

  • Share

Një 47-vjeçar shqiptar i ka vënë flakën vetes me benzinë në Milano të Italisë.

Pasditen e së martës (7 maj), ai i ka vënë flakën vetes përballë gruas dhe disa kalimtarëve në qendër të Riçiones pasi u njoftua se do dëbohej nga shtëpia.

Ai është shtruar në spitalin Bufalini në Cesena në gjendje shumë të rëndë ndërsa mësohet se ka pësuar djegie në 70% të trupit. Bashkëshortja e tij, me origjinë rumune, ndodhet po ashtu e shtruar në spital në gjendje shoku.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, pritet që arsyet e ngjarjes të zbardhen në vijim. Së pari, do të jetë e nevojshme të konstatohet nëse dëbimi ka qenë arsyeja pse i vuri flakën vetes dhe së dyti nëse çifti nuk e kishte zënë shtëpinë në mënyrë të paautorizuar. 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 08/05/2024 10:32

    Vetem ndaje mendjen ku u dogj milano apo riccione se jane 350 km distance

    Përgjigju
    • Bravo Turi: 09/05/2024 07:19

      Bravo Turi ????

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?