Droga dhe materialet e sekuestruara shqiptarit dhe italianit

Bota

Itali/ Shqiptari me precedentë kapet duke bërë pazare trafiku me shpërndarësin, arrestohen që të dy! U sekuestrohen kokainë, hashash dhe valutë

25 Prill, 22:39| Përditesimi: 25 Prill, 22:42

  • Share

Itali- Policia italiane e Bolzanos arrestoi një 29-vjeçar shqiptar që ishte i implikuar në një rrjet të shpërndarësve të drogave të forta.

Ai u kap në flagrancë, teksa po i shiste një përdoruesi dhe njëkohësisht shpërndarës, sasi droge. Gjatë kontrollit karabinierët i gjetën edhe 100 gramë kokainë dhe një sasi të vogël hashashi.

Aksioni u bë në lagjen “Oltrisarco” të qytetit, ku morën pjesë edhe agjentët e Seksionit të Narkotikëve. Ata pikasën dy burrat e dyshimtë në një zonë me ndriçim të dobët të qytetit. Njëri prej të dyve, tashmë i njohur në polici si narkoman dhe tregtar i vogël, ndodhej në shoqërinë e shqiptarit, gjithashtu me precedentë penalë për krime të ndryshme.

“Sjellja e të dyve ka ngjallur dyshimin e efektivëve, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të kryer një kontroll. Gjatë kontrollit, 29-vjeçarit shqiptar iu gjet një paketë e mbyllur me kokainë, një dozë hashash dhe 120 euro cash, me gjasë të ardhura të aktivitetit të paligjshëm. Nga ana tjetër, bashkëpunëtori i tij kishte me vete afërsisht 11 gramë hashash dhe një teh çelësi”, informon media e vendit fqinj.

Më pas oficerët vendosën të zgjerojnë kontrollet në shtëpitë e dy individëve. Në banesën e shqiptarit, hetuesit gjetën rreth 50 gramë kokainë, doza të shumta marihuanë dhe hashash të paketuara tashmë për shitje, si dhe materiale për paketimin dhe peshimin e drogës, 310 euro cash, e 30 gramë hashash që u sekuestruan në shtëpinë e tij në Bolzano.

Në përfundim të operacioneve, shqiptari u arrestua për posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike dhe u transferua në burgun e Bolzanos në dispozicion të organeve të drejtësisë. Për të njëjtat krime dhe për armëmbajtje pa leje, u denoncua në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij.

Shefi i policisë së Bolzanos, Paolo Sartori, ka urdhëruar heqjen me efekt të menjëhershëm të lejes së qëndrimit të shqiptarit, duke firmosur një dekret dëbimi që do të ekzekutohet pasi të ketë kryer dënimin me burg.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?